Nuk mund të jetë grup kriminal”, Gazment Bardhi thirrje për protesta: Kundër ngritjes në sistem shtetëror të mirëstrukturuar të hajdutësisë

Data

Gazment Bardhi ka publikuar këtë të martë një video në rrjetet sociale, ku ka bërë thirrje për protesta më 26 prill duke theksuar se Bashkia e Tiranës nuk mund të jetë grup i strukturuar kriminal.

Sipas Bardhit, qytetarët e Tiranës s’mund dhe nuk duhet ta pranojnë këtë si normalitet, ndërsa vë në dukje se “vetëm nga kontrolli i 1 % të procedurave të prokuruara, rezulton se janë vjedhur në bashkëpunim 100 % e fondeve”

Ai thekson se kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj s’mund të fshihet, por duhet të mbajë përgjegjësi.

“Bashkia e Tiranës nuk mund të jetë grup i strukturuar kriminale. Qytetarët e Tiranës nuk mund dhe nuk duhet ta pranojnë këtë si normalitet, kur shohin sesi vetëm nga kontrolli i 1 % të procedurave të prokuruara, rezulton se janë vjedhur në bashkëpunim 100 % e fondeve. Tirana ka shumë probleme dhe buxheti i qytetit duhet të përdoret për zgjidhjen e halleve dhe problemeve të qytetarëve, për shërbime ndaj tyre, për punë në dobi të mirëqenies së qytetarëve.

Të premten, 26 Prill 2024, ora 11:00, protestojmë kundër ngritjes në sistem shtetëror të mirëstrukturuar të hajdutësisë ndaj taksave tona. Erion Veliaj nuk mund të fshihet, por duhet të mbajë përgjegjësi. Përgjegjësia fillon duke u dorëhequr dhe duke u përballur me drejtësinë si qytetar i zakonshëm i Tiranës!”, shkruan Bardhi në postimin e tij në Facebook, të cilën e shoqëron bashkëngjitur me videon.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related