“Çfarë ndodhi?” – Donald Trump shkarkon Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi

Data

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar shkarkimin nga detyra të Prokurores së Përgjithshme, Pam Bondi, në një zhvillim të papritur në administratën amerikane.

Lajmi u bë publik gjatë një interviste të dhënë për rrjetin televiziv Fox News, ku Trump konfirmoi vendimin për largimin e saj nga posti.

Sipas raportimeve, në vend të Bondit pritet të emërohet përkohësisht Todd Blanche, i cili aktualisht mban postin e zëvendësprokurorit të përgjithshëm.

Ende nuk janë bërë publike arsyet zyrtare të këtij vendimi, ndërsa nuk dihet nëse shkarkimi lidhet me zhvillime politike apo me çështje të brendshme të administratës.

Ky ndryshim vjen në një moment të ndjeshëm për politikën amerikane, ku vendimet në nivelet më të larta të drejtësisë shpesh kanë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimet politike dhe institucionale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related