8 masa sigurie për administratorin e CFO Pharma dhe punonjës të FSDKSH për falsifikim dokumentesh dhe fshehje të të ardhurave

Data

Prokuroria e Tiranës lëshon 8 masa sigurie për administratorin e CFO Pharma e punonjës të FSDKSH për ‘Falsifikim të Dokumenteve’ dhe ‘Fshehje e të ardhurave’.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, jep tetë masa sigurie për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave” i kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave” të parashikuar nga nenet 186/2 dhe 180/3 të Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.4472, të vitit 2025, të kryer në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve dhe Seksionin e Krimit Ekonomik Financiar në Drejtorinë e Policisë Tiranë, rezultoi se personi nën hetim, shtetasi F.M., administrator i subjektit “CFO Pharma”, me veprimet e tij, ka përdorur dy subjektet “Pharma Plus” dhe “Nedix Albania” dhe administratorët e tyre për qëllime përfitimi, duke paraqitur të dhëna të rreme sikur ka blerë nga këto subjekte medikamente të cilat “Nedix Albania” dhe “Pharma Plus”, i kanë krijuar në gjendjet e tyre të inventarit në sistemin “edepo” duke falsifikuar inventarin respektiv si dhe faturat e blerjes. Këto veprime kanë lejuar të dy këto subjekte të kenë aftësi për shitjen e medikamenteve “Foster” dhe “Trimbow” te subjekti “CFO Pharma.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related