Deputeti i PD-së Xhelal Mziu, i ftuar në një studio televizive, tha se shtresat dhe sektorët që duhet të trajtohen dhe mbështeten nga buxheti 2025 janë në një situatë kritike.
Sipas Mziut, llokma më e madhe e buxhetit shkon për 4 koncesionet korruptive në shëndetësi.
“Ky buxhet në dallim madje dhe nga viti i kaluar, parametrat e saj ekonomik dhe në drejtim të shtresave që duhet të trajtohen nga ky buxhet janë në situatë kritike. Për shkak të propagandës një herë e kthejnë buxhetin në euro, një herë në lekë.
Po marr vetëm disa nga sektorë. Shëndetësia, në 2013 për herë të parë dhe të fundit që kjo qeveri ka pasur një platformë ishte që ‘shëndetësia falas’ dhe 5% e GDP-së do të shkojë në drejtim të këtij sektori. Në buxhetin për shëndetësisë kemi vetëm 2.9% nga 5% që ishin parashikuar që në 2013. Themi shëndetësi falas por 60% e ilaçeve që importohen paguhen nga qytetarët, vetëm 40% paguhet nga buxheti. Llokma më e madhe shkon për 4 koncesionet korruptive që janë në shëndetësi.”
Po ashtu Mziu tha se tek Urgjenca ka një grup personat që i drejtojnë njerëzit tek salla e operimit pasi atje “kafja” është më e madhe.
“Pata një rast tek Urgjenca. Kanë mbledhur një grup personash dhe që të gjithë të kërkonin që të shkosh tek salla e operimit sepse atje ndoshta ishte kafeja më e madhe. Ishte për të ardhur keq. Nuk kishte një specialist. Është rast konkret dhe shyqyr nuk shkoi puna tek thika.”
Xhelal Mziu bëri me dije se mosbindja civile do të vazhdojë deri në krijimin e një qeverie teknike, ndërsa sqaroi se opozita do të jetë e pranishme në komisionet dhe Parlament jo vetëm për buxhetin por edhe për ligje të tjera.
“Ne nuk kemi qenë kundër pjesëmarrjen në parlament. Kemi ndërmarrë mosbindjes civile, por jo në Parlament. Absolutisht nuk e kemi thënë një gjë të tillë. Që në seancën e parë që shkuam, pas dy ngjarjeve të rëndësishme e para çështja e mandatit të Xhackës dhe e dyta burgosja e Salianjit. Kjo ishte beteja që bëmë në Parlament dhe kërkuam pse nuk respektohet Kushtetuta. Në këtë betejë u përjashtuam pa të drejtë. Ne nuk e kemi bojkotuar, por jemi përjashtuar pa të drejtë.
