Tedi Blushi: Arrestimi i Ilir Meta ishte “rrëmbim si Aldo Moro”, akuzon Edi Rama dhe kërkon hetim nga SPAK

Data

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka kërkuar që SPAK të hetojë arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta, duke e cilësuar atë si një “rrëmbim mafioz dhe terrorist”.

Në një konferencë për media, Blushi deklaroi se kanë kaluar rreth 18 muaj nga ngjarja e tetorit 2024 dhe sipas tij nuk është kryer asnjë hetim i plotë nga institucionet e drejtësisë.

Ai akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Edi Rama se ka urdhëruar arrestimin, ndërsa pretendoi se operacioni është realizuar nga persona të lidhur me grupe kriminale dhe jo nga forca të rregullta policie.

Blushi e krahasoi ngjarjen me rrëmbimin e ish-kryeministrit italian Aldo Moro në vitin 1978, duke theksuar se mënyra e ndalimit të Metës, sipas tij, ishte jashtë çdo procedure ligjore.

Sipas deklaratave të tij, Meta është ndaluar pa u njohur fillimisht me urdhrin e arrestimit dhe pa iu garantuar të drejtat procedurale, ndërsa shtoi se edhe drejtuesi i automjetit me të cilin udhëtonte është ndaluar pa bazë ligjore.

Në përfundim, Blushi i bëri thirrje SPAK-ut që të hetojë rastin dhe të zbardhë të gjitha rrethanat, duke e cilësuar mosveprimin si një tregues të rëndë për funksionimin e shtetit të së drejtës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related