Ligji për referendumet, Edlira Çepani kritikon draftin e PS: Strategji për të penalizuar partitë e vogla

Data

Aktivistja Edlira Çepani ka shprehur shqetësime lidhur me draftin e ri të ligjit për referendumet të propozuar nga Partia Socialiste, duke e cilësuar atë si një strategji që mund të dëmtojë partitë e vogla dhe të reja.

E ftuar në një studio televizive, Çepani theksoi se referendumi është një instrument pozitiv për demokracinë, por vetëm nëse zbatohet në mënyrë të drejtë dhe transparente.

Sipas saj, një nga elementët kryesorë që lidhet me këtë ligj është ideja për uljen e numrit të deputetëve, çka, në vlerësimin e saj, mund të ndikojë drejtpërdrejt në përfaqësimin politik.

Çepani argumentoi se një ulje e numrit të deputetëve do të rrisë pragun elektoral, duke e bërë më të vështirë për partitë e vogla që të sigurojnë mandate në Kuvend.

“Kjo është një strategji e qartë për të larguar partitë e reja dhe të vogla,” u shpreh ajo.

Nga ana tjetër, përfaqësues të mazhorancës kanë deklaruar se ligji synon të fuqizojë rolin e qytetarëve në vendimmarrje. Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, është shprehur se ka ardhur momenti që qytetarët të kenë më shumë mundësi për t’u shprehur përmes referendumeve, ndërsa po hartohet një kuadër ligjor me afate të qarta për çdo fazë të procesit.

Debati për këtë nismë pritet të vijojë, pasi ajo prek drejtpërdrejt sistemin politik dhe përfaqësimin në vend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related