Radoiçiç pret vendimin për aktakuzën në Serbi, Kosova këmbëngul në ekstradim

Data

Për Kosovën, ish-politikani serb, Millan Radoiçiq, mbetet thelbi i problemeve të sigurisë. Për më shumë se një vit, emri i tij lakohet si “kriminel”, “terrorist” e “kontrabandist” dhe përmendet në akuza – qofshin zyrtare apo verbale – për orkestrimin e sulmeve në Kosovë.

“Të gjitha këto sulme që kanë ndodhur, por edhe sulmet në të ardhmen që i planifikojnë, drastikisht bie gjasa që të realizohen, nëse u dorëzohet institucioneve të Kosovës, të policisë e të drejtësisë, Millan Radoiçiq”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai e bëri këtë deklaratë pas sulmit të 29 nëntorit në Ibër-Lepenc – kanalin që furnizon me ujë disa qytete dhe termoelektrana të vendit. Kurti implikoi Radoiçiqin dhe vetë shtetin e Serbisë në organizimin e tij, edhe pse udhëheqja serbe e mohoi çdo përgjegjësi.

Radoiçiq, përndryshe, ka një aktakuzë në Kosovë – për rastin e sulmit të armatosur në Banjskë – e cila, mes tjerash, e ngarkon me terrorizëm. Kundër tij ka edhe një fletarrestim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related