Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Paris, ku një hotel është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar panik mes të pranishmëve.
Zjarri shpërtheu fillimisht në bodrumin e Hotel Bristol dhe më pas u përhap me shpejtësi në pjesë të tjera të godinës. Sipas raportimeve të mediave të huaja, rreth 400 persona janë evakuuar në kohë, duke shmangur pasoja më të rënda.
Në vendngjarje ndërhynë menjëherë rreth 100 zjarrfikës, të cilët punuan për vënien nën kontroll të flakëve. Hoteli, i cili është në pronësi të një kompanie gjermane, ndodhet pranë Pallatit Elysee, një zonë me rëndësi të lartë në kryeqytetin francez.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shmangin zonën për arsye sigurie, ndërsa vijojnë përpjekjet për shuarjen e plotë të zjarrit dhe hetimet për zbardhjen e shkaqeve të tij.
