Një aksident tragjik ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën një 29-vjeçar shqiptar, duke tronditur familjen dhe komunitetin e tij.
Viktima, me inicialet F.L., ishte me origjinë nga fshati Raincë i Preshevës. Ai ka lënë pas bashkëshorten dhe tre fëmijë, duke e bërë humbjen edhe më të rëndë për të afërmit e tij.
Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin Esslingen, ku 29-vjeçari pësoi plagë të rënda si pasojë e aksidentit dhe nuk arriti t’u mbijetojë.
Deri më tani, rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e kësaj tragjedie.
