Protesta e PD: 14 të arrestuar, 9 nën hetim, mes tyre edhe të mitur

Data

Policia ka bërë bilancin pas protestës së opozitës të 22 marsit në Tiranë, ku janë arrestuar 14 persona, ndërsa 9 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.

Sipas autoriteteve, mes të shoqëruarve ka pasur edhe të mitur, të cilët janë lënë të lirë pas veprimeve procedurale.

Protesta u shoqërua me tensione dhe akte dhune, ku u hodhën molotovë dhe fishekzjarre në drejtim të disa institucioneve, përfshirë Kryeministrinë, Ministrinë e Infrastrukturës dhe zonën pranë Bankës së Shqipërisë, ku u shënjestrua edhe selia e Partisë Socialiste.

Pavarësisht përpjekjeve të protestuesve, ata nuk arritën të depërtonin në godinat institucionale apo të arrinin drejt Parlamentit, për shkak të masave të forta të sigurisë dhe kordonëve të policisë.

Si pasojë e incidenteve, janë lënduar 6 efektivë policie, të cilët po marrin trajtim mjekësor në QSUT dhe në Spitalin e Traumës.

Situata në kryeqytet është kthyer në normalitet, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në aktet e dhunës.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related