Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të funksionojë shumë mirë

Data

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se ultimatumi i vendosur ndaj Iranit për hapjen e Ngushticës së Hormuzit do të japë rezultate pozitive.

Në një intervistë për Channel 13, Trump u shpreh i bindur se presioni i ushtruar ndaj Teheranit do të funksionojë dhe se zhvillimet do të bëhen të qarta shumë shpejt.

“Do ta shihni së shpejti se çfarë do të ndodhë me ultimatumin mbi termocentralet, do të jetë një rezultat shumë i mirë”, deklaroi ai, duke paralajmëruar edhe mundësinë e një përshkallëzimi të mëtejshëm.

Trump shtoi se situata mund të çojë deri në një “shkatërrim total” të Iranit nëse kërkesat amerikane nuk plotësohen.

Në të njëjtën kohë, ai kritikoi vendet e NATO-s, duke i akuzuar se nuk po kontribuojnë mjaftueshëm, ndërsa theksoi se Irani po përballet me pasojat e veprimeve të tij.

Deklaratat e presidentit amerikan vijnë në një moment tensioni të lartë ndërkombëtar, me zhvillime të shpejta në Lindjen e Mesme dhe rrezik për përshkallëzim të konfliktit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related