Pasuritë e paluajtshme “boom” në Shqipëri, shitjet rriten me 36%, sektori dominon ekonominë në fund të 2025

Data

Sektori i shërbimeve në Shqipëri ka mbyllur tremujorin e fundit të vitit 2025 me rezultate pozitive, ku rritjen më të fortë e ka shënuar tregu i pasurive të paluajtshme.

Sipas të dhënave, ky sektor ka regjistruar një rritje rekord prej 36.4% në indeksin e shitjeve neto në volum krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke lënë pas të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë.

Performanca e lartë është reflektuar edhe në tregues të tjerë ekonomikë: indeksi i pagave është rritur me 30%, ndërsa punësimi ka shënuar një rritje prej 4.3%, duke treguar një zgjerim të dukshëm të aktivitetit në këtë fushë.

Paralelisht, edhe sektorë të lidhur me turizmin dhe ndërtimin kanë pasur ecuri pozitive. Hotelet kanë shënuar rritje prej 12.3%, ndërsa baret dhe restorantet rritje prej 7.1% në volumin e shitjeve. Aktivitetet e arkitekturës dhe inxhinierisë, si dhe tregtia, kanë shënuar rritje mbi 8%.

Nga ana tjetër, jo të gjithë sektorët kanë ndjekur të njëjtin ritëm. Aktiviteti i informacionit dhe komunikacionit ka pësuar një rënie të lehtë prej 1.4%, ndërsa sektori i administrimit dhe mbështetjes administrative ka shënuar tkurrje si në paga ashtu edhe në punësim.

Këto zhvillime tregojnë një orientim të fortë të investimeve drejt pasurive të paluajtshme, duke e kthyer këtë sektor në një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related