Tensione në Bulqizë/ Banorët kundër paneleve diellore në kullota: “Po na marrin tokën dhe jetesën, është si të na marrin bukën e gojës”

Data

Dëgjesa publike e zhvilluar në zonën e Ostrenit, në Bulqizë, është shoqëruar me tensione, pasi banorët kundërshtojnë dhënien në përdorim të tokave pyjore dhe kullotave përmes ankandit.

Sipas tyre, ndonëse projekti paraqitet si një nismë zhvillimi, në realitet synon ndërtimin e parqeve fotovoltaike, duke rrezikuar drejtpërdrejt jetesën e komunitetit që mbështetet te bujqësia dhe blegtoria.

Banorët theksojnë se këto toka përdoren prej dekadash si kullota të përbashkëta për bagëtitë dhe janë burimi kryesor i të ardhurave për familjet e zonës. Ata shprehen se humbja e këtyre sipërfaqeve do të ishte e barabartë me humbjen e jetesës së tyre.

“Po na marrin livadhet, është njësoj si të na marrin bukën e gojës. Ne jetojmë me bagëtitë tona dhe nuk kemi alternativa të tjera”, u shprehën banorët gjatë debatit.

Ata akuzojnë gjithashtu se dëgjesat publike po përdoren si formalitet për të legjitimuar vendime të marra më parë, ndërsa paralajmërojnë se nuk do të lejojnë humbjen e tokave të tyre.

Situata e tensionuar nuk është e izoluar, pasi raste të ngjashme janë raportuar edhe në zona të tjera të bashkisë, ku banorët kanë refuzuar të japin miratimin për përdorimin e tokave në projekte energjetike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related