Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, ka reaguar ndaj stërvitjeve të ushtrisë serbe pranë kufirit, duke i cilësuar ato si veprime provokuese dhe kërcënuese për sovranitetin e vendit.
Sipas Kurtit, këto lëvizje përfaqësojnë përpjekje për të cenuar integritetin territorial dhe stabilitetin institucional të Kosovës, ndërsa shtoi se institucionet e sigurisë janë të gatshme për çdo skenar.
Ai deklaroi se njësitë që po marrin pjesë në stërvitje janë të lidhura, sipas tij, me trajnimin e Milan Radoičić, të cilin e akuzoi për përfshirje në sulme ndaj autoriteteve të Kosovës, përfshirë vrasjen e policit Afrim Bunjaku.
Kryeministri theksoi se ndryshe nga e kaluara, Kosova nuk ka më struktura ilegale që mund të destabilizojnë vendin nga brenda, duke e cilësuar këtë si një tregues të forcimit të shtetit.
Sipas tij, për shkak të kësaj situate, Serbia po tenton të demonstrojë forcë nga jashtë, përmes lëvizjeve ushtarake pranë kufirit.
Kurti siguroi se kufijtë e Kosovës janë të mbrojtur dhe se vendi bashkëpunon ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për garantimin e paqes dhe sigurisë në rajon.
