Vizitë në Madrid/ Ferit Hoxha në Institutin Mbretëror Elcano: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, domosdoshmëri strategjike

Data

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Instituti Mbretëror Elcano në Madrid, ku u fokusua në çështjet strategjike që lidhen me të ardhmen e Bashkimit Europian.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Hoxha theksoi se zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor mbetet një domosdoshmëri strategjike, jo vetëm për rajonin, por edhe për vetë stabilitetin dhe sigurinë e Europës.

Gjatë takimit me drejtuesin Charles Powell dhe ekspertët e institutit, u zhvillua një analizë e thelluar mbi sfidat aktuale me të cilat përballet Bashkimi Europian dhe NATO.

Në fokus të diskutimeve ishin gjithashtu zhvillimet ndërkombëtare, përfshirë situatën në Ukrainë dhe tensionet në Lindjen e Mesme, duke reflektuar mbi ndikimin e tyre në sigurinë rajonale dhe globale.

Sipas ministrit, këto shkëmbime mendimesh dhe vlerësime kontribuojnë në forcimin e një Europe më të sigurt, më të integruar dhe më të qëndrueshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related