Ndërprerja e energjisë shkakton kaos në Denver International Airport, anulohen dhe vonohen qindra fluturime

Data

Një ndërprerje e papritur e energjisë elektrike ka shkaktuar kaos në Denver International Airport në shtetin e Kolorados, duke detyruar Federal Aviation Administration (FAA) të vendosë një ndalim të përkohshëm të fluturimeve për rreth dy orë.

Sipas raportimeve, problemi u shkaktua nga një defekt teknik në pajisjet e një nënstacioni elektrik të kompanisë Xcel Energy, gjatë aktivizimit të një transformatori të ri që furnizon aeroportin me energji.

Ndërprerja nisi rreth orës 09:20 të mëngjesit dhe ndikoi ndjeshëm në operacionet ajrore. Mbi 300 fluturime u vonuan, ndërsa disa të tjera u anuluan, duke krijuar rradhë të gjata dhe pasiguri për pasagjerët.

Dëshmitarët raportuan se për shkak të mungesës së energjisë u pezullua hipja në avionë, ndërsa shërbime bazë si sistemet e informacionit dhe disa ambiente brenda terminaleve u prekën ndjeshëm.

Situata u stabilizua gradualisht pasi energjia elektrike u rikthye, ndërsa autoritetet vijojnë të hetojnë shkakun e plotë të incidentit dhe të vlerësojnë dëmet në operacionet ajrore.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related