Jasir Asani vazhdon të shkëlqejë në Ligën e Kampioneve të Azisë, duke qenë që tani një nga emrat më të spikatur të këtij turneu. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, pasi shënoi 3 gola në ndeshjen e parë historike të Guangju në këtë turne, ka gjetur edhe sot rrugën e rrjetës
Për Asanin ky ishte goli i katërt në Ligën e Kampioneve të Azisë, duke u bërë menjëherë golashënuesi më i mirë i këtij edicioni dhe duke tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha jo vetëm në Azi, por edhe në Europë, ku ai pret të kthehet vitin e ardhshëm.
