Në një intervistë për një emision televiziv, Drejtori i Komunikimit të Partisë Demokratike, Alfred Lela, diskutoi për shkeljet e parimit të ndarjes së fesë nga shteti, një çështje e rëndësishme kushtetuese që, sipas tij, është shpërfillur nga kryeministri Edi Rama lidhur me vizitën e presidentit Erdogan në Shqipëri.
Gjatë bisedës , Lela kritikoi Ramën për lejimin e ndikimit të presidentit të Turqisë në ceremoninë e ndërtimit të xhamisë së re në Tiranë, duke e karakterizuar këtë veprim si një ndërhyrje e papranueshme në jetën fetare të vendit
‘Që të flasim për gjërat në shtëpinë tonë, parimi i parë është ndarja e fesë nga shteti dhe nga politika, gjë që është e sanksionuar shumë qartë edhe në Kushtetutë.
Edi Rama lejoi presidentin e vendit fqinj, Turqisë, që ta turqizonte më shumë sesa duhej ceremoninë dhe gjithë procedurën deri tek ceremonia. Çfarë kam parasysh me këtë? Një lloj konfrontimi që u vu re edhe në mungesën e kreut të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në ceremoni. Kjo ishte diçka që nuk shkonte dhe nuk duhej të kishte ndodhur ashtu.
Ndërtimi më në fund i objektit të kultit që myslimanët shqiptarë e meritonin dhe e dëshironin prej kohësh është një shpagim disi i vonuar. Duhet të kujtojmë që myslimanët janë komuniteti në shumicë në Shqipëri krahasuar me fetë e tjera dhe ishin i vetmi komunitet fetar pa një objekt kulti të tyrin.’- u shpreh Lela.
