Rama paralajmëron ndërhyrje të shtetit në tregun e naftës: Në proces ligji për rezervat strategjike

Data

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi ndërhyrje të shtetit në tregun e naftës, duke theksuar se qeveria po përgatit masa për të stabilizuar çmimet dhe për të lehtësuar barrën mbi qytetarët.

Gjatë konferencës për gazetarët, Rama u shpreh se qeveria synon të krijojë një rol më të fortë të shtetit në këtë treg, duke garantuar më shumë stabilitet për operatorët dhe çmime më të përballueshme për konsumatorët.

Sipas tij, një nga hapat kryesorë është ligji për rezervat strategjike të naftës, i cili aktualisht është në proces për konsultim publik.

“Kemi në proces ligjin e rezervave. Sot kjo është imperativë. Në ligjin për konsultim publik e kemi përcaktuar që rezerva duhet të shkojë për tre muaj, por kjo nuk mjafton më si masë sigurie”, tha Rama.

Kryeministri shtoi se synimi është që përmes garancisë së shtetit të krijohen kushte më të qëndrueshme për tregun e karburanteve dhe të sigurohet një treg më i përballueshëm për qytetarët.

Ai theksoi se ndërhyrja synon jo vetëm sigurinë energjetike, por edhe përmirësimin e kushteve të tregut për konsumatorët.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related