Në mesin e muajit shtator ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë shqiptare për rritjen e pensioneve. Por kjo rritje sa i mundëson ata për të blerë qoftë dhe produktet minimale të shportës?
“Shumë janë rritur, aq sa nuk i përballojmë dot. Të gjitha produktet që ka pazari janë rritur nuk i blemë dot. Pensionet 4% i rriti, për vete i rriti 4 milion, pensionistët 4%. Nuk kemi, ndaj marrim kaq. Doja të merrja e gjëra të tjera por nuk i merrja dot,” – tha një qytetar për Euronews Albania.
“Nuk e di kush e rriti, këta apo furnizuesit. Por çmimet janë të rritura, domatja 150-200 lek. Do hash sa më pak edhe. Nuk e mbush pjatën tamam, do e mbushesh pjatën përgjysmë e do përballosh jetesën,”-u shpreh një tjetër qytetar.
Edhe tregtarët e pranojnë rritjen e çmimeve të ushqimeve të shportës, duke shtuar se kjo rritje vjen për shkak të mungesës së prodhimit vendas dhe detyrimit për të marrë mallra importi.
