Bardhi publikon një SMS nga dosja e SPAK: Balluku i kërkonte Berberit informacion për shitjen e apartamenteve

Data

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, ka bërë publik një fragment nga dosja hetimore e SPAK që lidhet me ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.

Gjatë një interviste televizive, Bardhi deklaroi se në dosje ndodhet një mesazh i vitit 2019 ku, sipas tij, Balluku i kërkon Ervis Berberit informacion për shitjen e apartamenteve.

Ai tha se, edhe pse si anëtar i Këshillit nuk i lejohet të publikojë detaje nga dosja hetimore, vendosi të përmendë vetëm një SMS që, sipas tij, gjendet në materialet e SPAK.

Sipas Bardhit, mesazhi është dërguar në vitin 2019 në orën 19:49 dhe përmban tekstin: “A e bëre pasqyrën sot sa shtëpi ke shit?”

Deputeti demokrat shtoi se nuk dihet pse një ministre e Infrastrukturës do të interesohej për shitjen e apartamenteve, duke theksuar se Balluku nuk njihet të ketë pasur aktivitet në sektorin e pasurive të paluajtshme.

Çështja e ashtuquajtur e “300 apartamenteve” është përmendur në debatet politike të fundit, ndërsa SPAK vijon hetimet lidhur me akuzat për abuzime me tenderët e rrugëve në vlera miliona euro.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related