Kuvendi rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Klevis Balliu: Rama tregoi fytyrën e vërtetë të pushtetit

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, reagoi pas vendimit të Kuvendit për të rrëzuar kërkesën e SPAK për autorizimin e arrestimit të deputetes socialiste Belinda Balluku.

Në reagimin e tij publik, Balliu deklaroi se opozita prej kohësh ka paralajmëruar se pushteti politik po përdoret si mburojë për të mbrojtur abuzimet e qeverisë.

Sipas tij, vendimi i sotëm përbën një precedent të rrezikshëm, pasi një parti politike ndërhyri për të penguar drejtësinë të ushtrojë funksionin e saj kushtetues.

“Sot Rama tregoi fytyrën e vërtetë të pushtetit të tij: burg për qytetarët e zakonshëm dhe amnisti për Ramën dhe për ata që kanë abuzuar me besimin publik,” u shpreh ai, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama.

Në fund të reagimit të tij, Balliu falënderoi komunitetin ndërkombëtar për reagimet e bëra, duke theksuar se ato dënojnë vendimin që sipas tij cenon rëndë parimet e shtetit të së drejtës dhe vlerat euroatlantike.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related