Shkëlzeni i kullave të Tiranës i shpall “luftë” fëmijëve të Aleksandër Meksit, akuza për përfshirjen e medias në pazare me tenderë dhe leje ndërtimi

Data

Të enjten e kaluar, gazetari Ylli Rakipi, trazoi ujërat e politikës duke ndezur “luftën” e medieve me njëra-tjetrën. Z.Rakipi tregoi se si një natë në një restorant në periferi të Tiranës kishte gjetur së bashku, Erion Veliajn me Shkëlzen Berishën dhe drejtuesin e SYRI Tv, Çim Pekën. Deklarata u bë lajm viral veçanërisht për faktin se për 5 javë “Rithemelimi” po organizon protesta përpara bashkisë, duke akuzuar Veliajn për korrupsion të madh dhe njëkohësisht duke i kërkuar dorëheqjen. Pas kësaj reagoi, Shkëlzen Berisha, i cili pasi mohon takimin me Veliajn, shton se deklarata dhe mashtrimi i Rakipit është bërë në kuadër të luftës së brendshme, që ka plasur në PS. Të katërt protagonistët e darkës së bujshme reaguan, por gazetari Çim Peka shkoi deri aty sa akuzoi se televizioni MCN ku ka emisionin Rakipi, ka marrë miliona euro nga qeveria Rama dhe mashtrimi i drejtuesit të “Të Paekspozuarit”, është bërë në funksion të një shërbimi ndaj Ramës. Por këtyre akuzave iu është përgjigjur dhe pronari i MCN, Endri Meksi,i ciki është edhe djali i ish-kryeministrit demokrat, Aleksandër Meksit. Pronari i MCN e ka marrë paralajmërimin e Pekës për kërcënim dhe shkruan se, “Televizioni i Sali Berishës, po kërcënon televizionin e djalit të Aleksandër Meksit”. “Çim Peka ka kërcënuar televizionin e drejtuar nga Endri Meksi, se është përfitues milionash nga pushteti dhe se këto do ti bëjë publike ditën e hënë, në shenjë hakmarrje ndaj deklaratës së Ylli Rakipit. Pra që ta qartësojmë fabulën. Televizioni i Sali Berishës, do sulmojë televizionin e Endri Meksit, djalit të Aleksandër Meksit, pasi sipas Pekës ka shpifur për Shkëlzenin dhe për këtë do ti denoncojë milionat që ka marrë nga pushteti”, ishte reagimi i tij.

Akuzat e Veliajt

Gjithë këtë “luftë” e ndezi deklarata e Veliajt si fillim. “Secili prej analistëve ka kërkuar diçka në Bashkinë e Tiranës”, ka thënë Veliaj teksa kryente online mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Ai ka përmendur vetëm një emër, Ben Rreli, ndërsa ka treguar këtë narrativë: “E di ai çfarë ka kërkuar Ben Rreli për atë portalin, që nuk jepet leje në Kopshtin Zoologjik; e di ai tjetri çfarë ka kërkuar për sondazhet që nuk i bën dhe faturon shifra të panevojshme, dhe kur s’e duan në Kosovë, në Shqipëri e shohin akoma më me përbuzje. Prandaj vlerësohet Tirana edhe në Kosovë, se njerëzit më të poshtër, që ata i kanë përzënë, nuk qasen në Bashkinë e Tiranës dhe nuk kanë pikë aksesi.” Narrativa e dytë ka të bëjë me “atë që ka ndërtuar pallat në mes të Bllokut dhe që kërkon të bëjë një tjetër pallat”. “Ai që ka ndërtuar pallat në mes të Bllokut e ka shumë kollaj të bëjë emision, se ky kryetar bashkie nuk e lë më të bëjë pallat në mes të Bllokut, duke ia vjedhur tokën e vet motrave Saleziane.” Duke e përmbyllur mesazhin-kurth: “Asnjë të mos ketë asnjë iluzon, secili prej atyre që është aty përballë ka interesin e tij, ka fund shpinën e vet interes, nuk i qan halli as për pastrimin, as për ndërtimin e shkollave, por ka vetëm një llogari.”

Reagimi i analistëve

Deklarata e Veliajt ndezi dhe Baton Haxhiun. Ai i është kundërpërgjigjur flakë për flakë Veliajt, lidhur me “faturimet e panevojshme për sondazhet që nuk i bën” dhe “mungesën e dashurisë për të në Kosovë e Shqipëri, deri në përbuzje e përzënie. “Po ashtu, gënjeshtra e tij se unë i paskam kërkuar ‘sondazhe’ me çmime të ‘panevojshme’ nuk shpërfaq thjeshtë brendësinë e një njeriu paskrupuj dhe mashtruesi. Fundja, unë me Erion Veliajn kam bërë vetëm biseda shumë sipërfaqësore në gjithsej dy apo tre takime për tërë jetën time, sepse mungesa e personalitetit moral dhe cektësia e tij politike kanë shkaktuar brenda meje vazhdimisht një dëshirë të papërmbajtshme për të qëndruar sa më larg tij. Sidoqoftë, shpikja e tij se kritika ime buron nga mospërmbushja e disa kërkesave për ‘sondazhe’ me ‘çmime të panevojshme’ shpërfaq nënvetëdijen e korruptuar të të parit të kryeqytetit të Shqipërisë”, është mbrojtur analisti Haxhiu.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related