Vendimi i Kushtetueses për TikTok, Rama ironizon: Falë mbylljes u morën masa shtesë për sigurinë

Data

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin social X lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mbylljen e rrjetit social TikTok, e cila u cilësua nga gjykata si cenim i lirisë së shprehjes.

Në reagimin e tij, Rama ironizoi vendimin e Kushtetueses, duke thënë se sipas këtij interpretimi rezulton sikur shumica e prindërve dhe mësuesve shqiptarë kanë qenë gabim kur kërkuan mbylljen e përkohshme të platformës.

Sipas kryeministrit, mbyllja e përkohshme e TikTok solli rezultate konkrete, pasi kompania ndërmori masa shtesë për kontrollin dhe sigurinë e përmbajtjeve në platformë.

Ai theksoi gjithashtu se rihapja e TikTok u bë pas mirëkuptimit me kompaninë dhe ndryshimeve të ndërmarra prej saj.

Në reagimin e tij, Rama shtoi se falë këtij vendimi prindërit dhe mësuesit mund të ndihen më të qetë, ndërsa kritikoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke sugjeruar se ai mund të inkurajojë përhapjen e përmbajtjeve shpifëse në rrjetet sociale.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related