Igli Tare mbyll zyrtarisht aventurën te AC Milan, largohet nga selia e klubit me një fanellë simbolike të “Rossonerëve”

Data

Igli Tare i ka dhënë fund zyrtarisht eksperiencës së tij te AC Milan, pas një sezoni të konsideruar zhgënjyes për klubin kuqezi.

Mëngjesin e kësaj të marte, ish-drejtori sportiv shqiptar është rikthyer në selinë qendrore të Milanit në “Via Aldo Rossi”, ku ka përfunduar procedurat e largimit dhe ka zbrazur zyrën e tij.

Sipas raportimeve të mediave italiane, Tare është përshëndetur me stafin dhe punonjësit e klubit, duke mbyllur një periudhë relativisht të shkurtër njëvjeçare në strukturat drejtuese të “Rossonerëve”.

Në momentin e largimit, ai ka marrë me vete edhe një pikturë simbolike me fanellën e Milanit, si kujtim nga koha e kaluar në klub.

Ndërkohë, te AC Milan pritet të nisë një fazë e re ristrukturimi në nivel drejtues dhe teknik, pas rezultateve nën pritshmëri gjatë sezonit.

Pronari i klubit, Gerry Cardinale, raportohet se është nisur drejt New York, ndërsa diskutimet për organizimin e ri sportiv po zhvillohen në bashkëpunim me Zlatan Ibrahimović dhe drejtues të tjerë të projektit kuqezi.

Klubi pritet të marrë vendime të rëndësishme në javët e ardhshme për emrat që do të drejtojnë projektin e ri sportiv të Milanit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related