Erdogan paralajmëron për rrezikun e përshkallëzimit të luftës në Iran: Rajoni mund të mbulohet nga baruti

Data

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar për rrezikun e përshkallëzimit të luftës në Iran, duke theksuar se konflikti mund të përhapet në të gjithë rajonin e Lindjes së Mesme.

Në një deklaratë publike, Erdogan tha se është e domosdoshme të ndërmerren përpjekje për ndalimin e konfliktit përpara se situata të përkeqësohet më tej.

“Kjo luftë duhet të ndalet para se të përhapet dhe të mbulojë në flakë të gjithë rajonin. Lindja e Mesme rrezikon të mbulohet përsëri nga era e gjakut dhe e barutit”, u shpreh presidenti turk.

Ai shtoi se diplomacia duhet të ketë një shans për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka përjashtuar mundësinë e negociatave me Shtetet e Bashkuara, duke deklaruar se Teherani ka pasur një përvojë negative nga bisedimet e mëparshme me Uashingtonin.

Konflikti, i nisur pas sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit më 28 shkurt, ka shkaktuar viktima, shpërngulje të popullsisë dhe dëme të konsiderueshme, ndërsa ka ndikuar edhe në tregjet globale të energjisë duke rritur çmimet e naftës.

Erdogan paralajmëroi se nëse lufta vazhdon, humbjet njerëzore dhe dëmet ekonomike mund të rriten ndjeshëm, duke theksuar se Turqia po përpiqet të kontribuojë në gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike për krizën.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related