Tritol makinës së 36-vjeçarit në Tiranë, kamerat e sigurisë fiksojnë autorin që vendos lëndën plasëse dhe largohet me biçikletë

Data

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi me lëndë plasëse që u regjistrua në orët e para të mëngjesit në Tiranë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:50 në rrugën “Vasil Ndocka”, ku një automjet u dëmtua pasi në të u vendos një sasi tritoli. Mjeti rezulton në pronësi të shtetasit Olsion Klosi, 36 vjeç, i cili jeton mes Shqipërisë dhe Spanjës.

Sipas burimeve, 36-vjeçari rezulton me precedent penal për konflikte të mëparshme, ndërsa hetuesit po verifikojnë edhe aktivitetin e tij në Spanjë si një nga pistat e mundshme të ngjarjes.

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar dhe janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjet.

Ndërkohë, kamerat e sigurisë në zonë kanë fiksuar autorin e dyshuar në momentin kur vendos lëndën plasëse në makinë. Sipas pamjeve, ai ka mbërritur në vendngjarje me biçikletë dhe është larguar po me biçikletë menjëherë pas vendosjes së tritolit.

Policia po analizon pamjet filmike dhe vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related