Kontrolle të befasishme janë zhvilluar këtë të diel në Burgu i Reçit, ku forcat operacionale kanë ushtruar verifikime të imtësishme në qelitë e të burgosurve.
Nga kontrollet janë gjetur dhe sekuestruar një sërë sendesh të ndaluara dhe të rrezikshme, përfshirë:
- thika të improvizuara
- gozhda
- fisha karikuesi
- kabuj dhe pjesë elektrike
Sipas burimeve, disa prej këtyre materialeve mund të përdoreshin për të cenuar sigurinë brenda institucionit.
Ky aksion vjen në vijim të një serie kontrollesh të ndërmarra nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në disa institucione të vuajtjes së dënimit në vend. Pak ditë më parë, kontrolle të ngjashme janë zhvilluar edhe në IEVP Peqin dhe në paraburgimin e Vlorës.
Autoritetet bëjnë me dije se këto operacione synojnë rritjen e sigurisë dhe parandalimin e aktiviteteve të jashtëligjshme brenda burgjeve, ndërsa kontrollet pritet të vijojnë edhe në institucione të tjera në të gjithë vendin.
