Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha takon ambasadorin e BE-së në Tiranë, fokus integrimi europian

Data

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me kreun e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, ku në fokus të bisedimeve ishte procesi i integrimit europian të Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetin social X, ministri Hoxha bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe partnerëve europianë, si dhe për hapat e mëtejshëm në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Sipas tij, një pjesë e bisedës u përqendrua edhe te përgatitjet për vizitën e tij të parë zyrtare jashtë vendit në cilësinë e ministrit të Jashtëm.

“Nuk ka nevojë të hamendësosh destinacionin. Për Shqipërinë, të gjitha rrugët të çojnë në Bruksel – në Bashkimin Europian”, shkroi Hoxha.

Takimi vjen në një moment kur procesi i integrimit europian mbetet një nga prioritetet kryesore të politikës së jashtme të Shqipërisë dhe bashkëpunimi me institucionet e BE-së konsiderohet thelbësor për avancimin e reformave dhe negociatave të anëtarësimit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related