Operacioni “Foleja 4”/ Arrestohen dy shtetase nga Kazakistani për prostitucion në Tiranë

Data

Dy vajza të reja nga Kazakistani janë arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ushtronin aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit në një apartament të marrë me qira.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, operacioni i koduar “Foleja 4” u finalizua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës. Aktiviteti i paligjshëm zhvillohej në një banesë në rrugën “Çamëria”.

Në pranga janë vënë shtetaset kazakistaneze:

  • K. Zh., 19 vjeçe
  • Zh. Sh., 25 vjeçe

Nga hetimet rezulton se ato ushtronin prostitucion në ambientin e marrë me qira.

Po ashtu, është proceduar penalisht edhe një shtetas 33-vjeçar, i cili dyshohet se përfitonte nga kjo veprimtari.

Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar një shumë parash të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm, si dhe dy telefona celularë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related