Deputeti i PD paraqitet në SPAK, Xhelal Mziu merret në pyetje pas kallëzimit për shpifje nga Agron Malaj

Data

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, është paraqitur këtë të premte në ambientet e SPAK.

Paraqitja e tij lidhet me një kallëzim penal të depozituar në qershor të vitit të kaluar nga deputeti i Partisë Socialiste në Dibër, Agron Malaj, i cili e ka akuzuar për veprën penale të “shpifjes” së kryer botërisht.

Padia lidhet me një deklaratë publike të bërë nga Mziu një ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Sipas raportimeve, më 10 maj në zonën e Maqellarës, simpatizantë të Partisë Demokratike ndaluan një automjet, duke pretenduar se personat që ndodheshin brenda tij po shpërndanin para për blerje votash.

Ngjarja u bë pjesë e debatit politik në atë periudhë, ndërsa pas deklaratave publike të bëra nga Mziu, deputeti socialist Agron Malaj depozitoi kallëzim për shpifje në organet e drejtësisë.

SPAK pritet të vijojë procedurat hetimore për këtë çështje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related