GJKKO kthen për plotësim hetimesh çështjen ndaj Vangjush Dakos! Ja kur do të zhvillohet seanca e radhës Feb 2, 2024 | 10:27

Data

GJKKO ka kthyer për plotësim hetimesh çështjen ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. Seanca e radhës do të zhvillohet më 27 shkurt në orën 12:00.

vangjush dako spak

Mësohet se deri në këtë datë do të bëhet akt-ekspertimi për faktin e dytë penal.

Sipas gazetares së News24, Klodiana Lala gjykata ktheu për hetim aktin e dytë penal pasi nuk konstatoi akt ekspertimi në gjetjet e prokurorisë për përcaktimin e dëmit në raport me projektin.

Dako, i cili gjendet në masën arrest me burg që prej muajit qershor, akuzohet për “Shpërdorim detyre” në procedurën e dhënies së lejes së ndërtimit të një pallati shumëkatesh dhe shpërdorim të fondeve publike në procedurën e prokurimit për ndërtimin e një shëtitoreje në bregdet.

Hetimi i SPAK konkludon se, “është bërë legalizimi i një objekti shumëkatësh, të ndërtuar pa leje, ndërkohë që dhe vetë ndërtimi nuk është bërë sipas projektit të paraqitur nga ndërtuesi dhe të miratuar nga Bashkia Durrës”.

Vepra e dytë penale për të cilën prokuroria kërkon gjykimin e Dakos ka të bëjë me një procedurë prokurimi, për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”.

SPAK njoftoi më 10 dhjetor 2023 përfundimin e hetimeve për Dakon dhe 10 persona të tjerë dhe kalimin e çështjes për gjykim.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related