Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë, pasi drejtonte makinën nën efektin e lëndëve narkotike.
Policia bën me dije se kanë ndaluar shtetasin me iniciale A. F., 21 vjeç, i cili pasi është ndaluar nga policia ka shfaqur sjellje të dyshimta.
Pas verifikimeve ka rezultuar se i riu ishte në efektin e alkoolit, në masën 0.21 mg/l dhe nga verifikimi me drogtëstues rezultoi në efektin e lëndës droguese THC.
Njoftimi i policisë
Gjatë kryerjes së veprimeve policore dhe administrative, drejtuesi i automjetit me iniciale A. F., 21 vjeç, ka manifestuar sjellje të dyshimta në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të Policisë, mbas verifikimeve të kryera ku rezultoi në efektin e alkoolit, në masën 0.21 mg/l dhe nga verifikimi me drogtëstues rezultoi në efektin e lëndës droguese THC.
Sa më sipër, u bë menjëherë kapja në flagrancë e drejtuesit të automjetit, si i dyshuar për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
