Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira, të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura.
Në orët e mesditës, përgjatë relieveve malore në juglindje të vendit priten reshje lokale shiu me intensitet të ulët.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje-veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s.
