Reshje dëbore dhe orteqe në Shkodër, bllokohet aksi Qafë Thore–Theth

Data

Reshjet e dëborës dhe rënia e orteqeve kanë shkaktuar probleme në zonat malore të qarkut Shkodër. Situata më problematike paraqitet në aksin Qafë Thore – Theth, ku orteqet kanë bllokuar njërin krah të rrugës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se ekipet ndodhen në terren dhe po punojnë për pastrimin dhe zgjerimin e pjesës kaluese, me qëllim normalizimin e qarkullimit sa më shpejt.

ARRSH u bën apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, pasi në disa segmente ka prani ngricash, dhe thekson se lëvizja duhet të kryhet vetëm me goma dimërore dhe zinxhirë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related