Deputetja demokrate Ina Zhupa ka garantuar çdo shqiptar, që pas 11 majit do të marrë fund praktika e koncesioneve në trashëgiminë kulturore.
Përmes një deklarate për mediat, nga qyteti antik i Butrintit, Zhupa ka theksuar se Partia Demokratike do të bëjë gjithçka për të mbrojtur identitetin dhe historinë me çdo kusht.
Zhupa u shpreh se do të ndjekin standardet e UNESCO-s, duke mbrojtur identitetin dhe historinë, duke vënë theksin edhe një herë se tashmë nuk ka asnjë privat që do të vër duart në identitetin dhe historinë e shqiptarëve.
“Ndodhem në qytetin antik të Butrintit, një betejë disa vjeçare e Partisë Demokratike për të mbrojtur identitetin, historinë e shqiptarëve.
Jam këtu për të garantuar çdo shqiptar, që pas fitores së 11 majit, Partia Demokratike garanton që do të marrë fund praktika e koncesioneve në trashëgiminë kulturore.
