Bimo: Turqia në rrezik nëse copëtohet Irani

Data

Në analizën e tij mbi zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, ambasadori Roland Bimo ka paralajmëruar se Turqia mund të përballet me pasoja serioze në rast të një rivizatimi të hartës së rajonit, veçanërisht nëse Irani do të copëtohej.

I ftuar në një emision televiziv, Bimo theksoi se retorika e disa figurave izraelite, përfshirë ish-kryeministrin Naftali Bennett, lë të kuptohet se pas Iranit, fokusi mund të zhvendoset drejt Turqisë. Megjithatë, ai e konsideron të pamundur një përplasje të drejtpërdrejtë mes SHBA-së dhe Turqisë, për shkak të anëtarësimit të kësaj të fundit në NATO dhe bashkëpunimit të ngushtë ushtarak me Perëndimin.

Sipas tij, rreziku real për Ankaranë lidhet me mundësinë e krijimit të entiteteve të reja etnike në territorin iranian, veçanërisht një shteti kurd, çka do të përbënte një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare turke.

Bimo vlerësoi gjithashtu aftësinë diplomatike të presidentit Recep Tayyip Erdogan për të ruajtur ekuilibrin mes Perëndimit, Rusisë dhe botës islame, duke e cilësuar si një aktor të aftë në menaxhimin e krizave të ndërlikuara.

Ai u ndal edhe te prania ushtarake në rajon, duke përmendur largimin e aeroplanmbajtëses “Abraham Lincoln” nga brigjet iraniane si një lëvizje taktike përballë kapaciteteve të reja raketore të Teheranit. Sipas Bimos, Irani ka përdorur përplasjet e kufizuara për të testuar sistemet e mbrojtjes ajrore amerikane, duke mbledhur informacion strategjik në rast të një përshkallëzimi më të madh.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related