Mbledhje në PS, Rama diskuton imunitetin e Ballukut dhe pasojat e luftës në Iran

Data

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një mbledhje me Kryesinë e Partisë Socialiste në orët e para të mëngjesit, në një takim që zgjati rreth 30 minuta dhe ku në fokus kanë qenë zhvillimet e fundit politike dhe situata ndërkombëtare.

Sipas burimeve politike, një nga temat kryesore të diskutimit ka qenë kërkesa për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar autorizim për arrestim. Rama mësohet se ka kërkuar angazhim nga grupi parlamentar për trajtimin e kësaj çështjeje, ndërsa socialistët ende nuk kanë paraqitur raportin përfundimtar në Kuvend.

Një tjetër pikë e rëndësishme ka qenë përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme dhe roli i Shteteve të Bashkuara në zhvillimet e fundit. Kryeministri ka paralajmëruar për pasoja të mundshme ekonomike globale, sidomos në rast të rritjes së çmimeve të energjisë dhe gazit, duke kërkuar përgatitje për një krizë të mundshme që mund të ndikojë edhe ekonominë shqiptare.

Deklarata të ngjashme janë bërë edhe nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili ka paralajmëruar për pasoja serioze në Evropë nëse tensionet vazhdojnë, duke përmendur rrezikun e rritjes së çmimeve të naftës dhe gazit si pasojë e situatës në Ngushticën e Hormuzit.

Zhvillimet ndërkombëtare dhe dinamika e brendshme politike pritet të ndikojnë në vendimmarrjet e ditëve në vijim, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë parlamentar.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related