Berisha: Kur ra Damasku, ra Assadi! Tani që ra Tirana, do thyejë qafën Rama

Data

Sali Berisha po zhvillon një takim me shqiptarët që jetojnë në Parma të Italisë.

Në fjalën e tij, Berisha e ka cilësuar arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj si rënie e diktaturës, pasi në historinë e regjimeve, kur bie kryeqyteti, diktatura është e pashpresë. Kryedemokati u shpreh se me arrestimin e Veliajt do rrëzohet qeveria e kryeministrit Rama.

“Në historinë e regjimeve, kur bie kryeqyteti, diktatura është e pashpresë. Ra Tripoli, iku Gadafi. Ra Damasku, iku Asadi. Ra Tirana, do ikë Edi Rama. Do thyejë qafën Edi Rama”, tha Berisha.

Më tej, kreu i PD tha se sipas tij, tani kryeministri Rama është i shastisur, pasi e kuptoi se iku kryeqyteti.

“Dhe tani, Edi Rama i shastisur, e kuptoi se iku kryeqyteti, iku narkoshteti, përpiqet t’i bindë shqiptarët se qenka standard normal që Velica të ketë garderobën identike me të Lajla Asadit, garderobë e bazuar e tëra tek vjedhjet e taksave të qytetarëve të Tiranës nga Erion Veliaj.”- tha Berisha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related