PS pa raport për imunitetin e Ballukut, afati për votim mbyllet më 12 mars

Data

Kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, me qëllim arrestimin dhe vijimin pa pengesa të hetimit, mbetet ende pa një qëndrim zyrtar nga Partia Socialiste. Ndërsa demokratët kanë deklaruar hapur votën pro arrestimit, socialistët nuk e kanë gati raportin që duhet të paraqitet në seancë plenare.

Belinda Balluku është larguar nga posti i ministres dhe zv/kryeministres, por në Kuvend vijon të jetë në shqyrtim kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të saj si deputete. Si përfaqësuesit socialistë në Këshillin e Mandateve, ashtu edhe kryeministri Edi Rama, kanë lënë të kuptohet se largimi nga detyra qeveritare, sipas tyre, vë në diskutim nevojën e masës së arrestit.

Megjithatë, deri më tani, PS nuk ka përgatitur raportin përfundimtar që do të paraqitet në seancë plenare. Vetë Rama është shprehur se është në pritje të këtij dokumenti përpara se të japë një qëndrim publik.

Afati i fundit për votimin e kërkesës është 12 marsi. Sipas rregullave parlamentare, nëse brenda tre muajve nga depozitimi i kërkesës Kuvendi nuk shprehet, ajo konsiderohet e rrëzuar automatikisht.

Ndërkohë, Balluku është shfaqur në mbledhjen e Kryesisë së PS-së, e cila zgjati rreth 30 minuta. Kryeministri ka kërkuar intensifikim të punës në terren dhe nisjen e përgatitjeve për zgjedhjet e brendshme në parti, paralelisht me zhvillimet politike në Kuvend.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related