Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama për editorialin e përbashkët me presidentin serb Aleksandër Vuçiç lidhur me zgjerimin e Bashkimit Evropian.
Në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se Rama u ka përcjellë evropianëve mesazhin se Shqipëria nuk ka nevojë për integrim të plotë në BE, duke e akuzuar se një qëndrim i tillë bëhet për të mbrojtur, sipas tij, interesat personale dhe për t’i shmangur standardet europiane.
Sipas tij, askush nga partnerët ndërkombëtarë nuk do të ndërhyjë për ta larguar kryeministrin nga detyra, por kjo mbetet përgjegjësi e opozitës dhe qytetarëve shqiptarë.
Berisha u bëri thirrje qytetarëve që, në momentin kur çështja të paraqitet në Parlament, të mblidhen për të mbrojtur Kushtetutën, dinjitetin kombëtar dhe procesin e integrimit europian.
