Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të premten se ka biseduar me të dërguarin e ri të Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen, në lidhje me pritshmëritë nga dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.
Në takimin e saj të parë me Sorensenin, të zhvilluar në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih, Osmani tha se bisedoi me të edhe për zhvillimet e fundit në vend.
“Do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë që ky proces të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë dhe integritetit territorial të Republikës sonë”, shkroi Osmani në X.
Peter Sorensen, nga Danimarka, e nisi zyrtarisht punën më 1 shkurt, duke e pasur Mirosllav Lajçakun.
