E rëndë në Siçili, humb jetën 25-vjeçari shqiptar në aksident

Data

Një aksident tragjik ka ndodhur në Siçili, ku ka humbur jetën 25-vjeçari shqiptar Flori Topalli, ndërsa gjashtë persona të tjerë mbetën të plagosur.

Ngjarja u regjistrua në rrugën shtetërore 410 “Di Naro”, në zonën e Naros, ku një automjet u përplas me një kamion të ngarkuar me fruta-perime që po udhëtonte në drejtim të Canicattì.

Bilanci i aksidentit

  • 1 viktimë (25-vjeçari shqiptar)
  • 6 të plagosur, shumica shqiptarë
  • Drejtuesi i kamionit i lënduar lehtë

Të plagosurit u transportuan në spitalet e Canicattì, Licata dhe Agrigento, ndërsa asnjëri nuk raportohet në rrezik për jetën.

Rruga u mbyll përkohësisht për menaxhimin e situatës nga autoritetet dhe shërbimet emergjente. Prokuroria e Agrigentos ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related