Duke përjashtuar naftën pjesa tjetër e eksporteve shqiptare ka pësuar rënie rekord në dy mujorin e parë të vitit, me 28 %. Të dhënat e sotshme të INSTAT tregojnë se prodhimi vendas në pjesën të madhe të grupeve të eksportit ka pësuar rënie drastike.
Eksportuesit shqiptarë po ndikohen nga koniunktura jo e favorshme e kërkesës në tregjet ndërkombëtare, teksa shume fabrika mbyllen aktivitetin në dy muajt e parë të vitit.
Rritja e eksporteve të naftës me mbi 64% në dy mujorin e parë 2025 në krahasim me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar mezi ka arritur të mbulojë hendekun e rënies në të gjitha grupet e tjera.
INSTAT lajmëroi sot se në shkurt 2025 eksportet e mallrave arritën vlerën 34 mld lekë, duke u rritur me 4,3 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 7,3 %, në krahasim me Janar 2025. Importet e mallrave arritën vlerën 68 mld lekë, duke u ulur me 8,6 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u rritur me 12 %, në krahasim me Janar 2025.
Defiçiti tregtar I këtij muaji është 34 mld lekë, duke u ulur me 18,6 %, krahasuar me Shkurt 2024 dhe duke u rritur me 17,1 %, në krahasim me Janar 2025.
