A do të ngujohen në Parlament? Berisha: Asgjë nuk përjashtohet

Data

Sali Berisha deklaroi në një konferencë për mediat nga selia e Partisë Demokratike se deputetët e opozitës kanë shprehur vendosmërinë për të ndërmarrë edhe grevë urie, nëse Parlamenti nuk heq imunitetin e Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar arrestimin.

Sipas Berishës, asnjë formë aksioni nuk përjashtohet, por çdo hap duhet të ndërmerret në momentin e duhur.

“Deputetët prej kohësh kanë shprehur vendosmërinë që të kalojnë edhe në akte sublime, grevë urie dhe asgjë nuk përjashtohet. Por çdo hap duhet të ndërmerret në momentin e duhur”, u shpreh ai.

Berisha theksoi se, sipas tij, “fjala e sovranit” mbetet çështja kryesore në rendin e ditës, ndërsa lëshoi akuza të forta politike ndaj kryeministrit në lidhje me procesin e integrimit europian.

Deklaratat vijnë në një moment tensioni politik, ndërsa pritet vendimmarrja e Kuvendit për kërkesën e SPAK lidhur me heqjen e imunitetit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related