Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Pallatin e Brigadave, ku pritet të zhvillojë një takim me Presidentin Bajram Begaj për dorëzimin zyrtar të ndryshimeve në kabinetin qeveritar.
Sipas procedurës kushtetuese, kreu i shtetit ka në dispozicion shtatë ditë për të dekretuar emrat e propozuar. Më pas, ndryshimet do t’i nënshtrohen votëbesimit në Kuvend. Për shkak të rikonstruksionit të Presidencës, betimi i ministrave të rinj pritet të zhvillohet në Pallatin e Brigadave.
Ndryshimet e propozuara në qeveri:
- Belinda Balluku largohet nga posti i Ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, zëvendësohet nga Enea Karakaçi.
- Albana Koçiu emërohet zv/kryeministre.
- Besfort Lamallari merr postin e Ministrit të Brendshëm.
- Toni Gogu emërohet Ministër i Drejtësisë.
- Ferit Hoxha emërohet Ministër i Jashtëm, duke zëvendësuar Elisa Spiropalin.
- Ermal Nufi merr detyrën e Ministrit të Mbrojtjes, në vend të Pirro Vengut.
- Eriona Ismaili emërohet Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Ndryshimet vijnë pas njoftimit të bërë nga Rama disa ditë më parë për riformatimin e qeverisë.
