2.7 mln euro dëm, GJKKO çon për gjykim kryebashkiakun e Tropojës dhe nënkryetarin

Data

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur kalimin për gjykim me procedurë të zakonshme të kryebashkiakut të Tropojës, Rexhë Byberi, dhe nënkryetarit Abedin Kërnaja.

Vendimi u mor pasi të pandehurit, të akuzuar për “shpërdorim detyre” në bashkëpunim, nuk paraqitën kërkesë për gjykim të shkurtuar në seancën paraprake. Prokurori i SPAK, Elvin Gokaj, paraqiti kërkesën për gjykim dhe iu referua një ekspertimi financiar, sipas të cilit është konstatuar një dëm ekonomik ndaj buxhetit.

Sipas organit të akuzës, ndërtimi i disa rrugëve në bashkinë Tropojë është kryer në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, duke shkaktuar një dëm prej rreth 277 milionë lekësh, ose afro 2.7 milionë euro.

Prokuroria ka kërkuar thirrjen e 10 dëshmitarëve në proces, ndërsa gjykata bëri verifikimin e gjeneraliteteve të të pandehurve. Kryebashkiaku Byberi deklaroi se nuk ka qenë i dënuar më parë dhe se gjatë karrierës së tij nuk ka marrë asnjë masë disiplinore.

Procesi do të vijojë me shqyrtimin në themel të çështjes.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related