Mbi 150 mijë izraelitë të bllokuar jashtë vendit, mbyllet hapësira ajrore

Data

Mbi 150 mijë shtetas izraelitë janë bllokuar jashtë vendit pas mbylljes së hapësirës ajrore, në vijim të përshkallëzimit të konfliktit mes Izraelit, SHBA-së dhe Iranit.

Autoritetet njoftuan se Aeroporti Ndërkombëtar Ben Gurion nuk do të rihapet deri të mërkurën, ndërsa fluturimet janë pezulluar për arsye sigurie.

Ndërkohë, policia izraelite raportoi se 11 persona rezultojnë ende të zhdukur në Beit Shemesh, pranë Jerusalemit, ku një ndërtesë u godit drejtpërdrejt nga një raketë iraniane.

Sipas bilancit paraprak, që nga nisja e përshkallëzimit aktual kanë humbur jetën 12 persona në Izrael: dhjetë nga sulmet me raketa dhe dy të tjerë si pasojë e lëndimeve të marra gjatë përpjekjeve për t’u strehuar pas aktivizimit të sirenave të alarmit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related