Krim i rëndë në familje në Roskovec: 80-vjeçari vret me armë bashkëshorten dhe më pas i jep fund jetës, mister motivet e ngjarjes

Data

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në fshatin Kuman, në Roskovec, ku një konflikt brenda familjes ka përfunduar tragjikisht.

Sipas të dhënave paraprake, 80-vjeçari Shefit Rrapaj ka qëlluar me armë zjarri tip pushkë bashkëshorten e tij 75-vjeçare, Dashuri Rrapaj, brenda banesës së tyre. Pas këtij akti, ai dyshohet se ka qëlluar edhe veten, duke humbur jetën në vend.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës, ndërsa menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Ende nuk dihen shkaqet që çuan në këtë akt ekstrem, ndërsa burime paraprake bëjnë me dije se po hetohen të gjitha pistat e mundshme, përfshirë konfliktet familjare apo probleme të tjera që mund të kenë ndikuar në këtë tragjedi.

Ndërkohë, familjarë dhe banorë të zonës janë mbledhur pranë banesës së çiftit, duke shprehur tronditjen për ngjarjen e rëndë dhe duke ngushëlluar të afërmit për humbjen e dyfishtë.

Hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht dinamikën dhe motivet e kësaj ngjarjeje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related