“Arbër Hoxha shpallet lojtari i muajit në Kroaci pas rikthimit të formës te Dinamo dhe Kombëtarja”

Data

Arbër Hoxha po kalon një moment fantastik në karrierën e tij.

Sulmuesi i Kombëtares ka arritur të kthehet në protagonist si te Dinamo Zagrebi, ashtu edhe te Kombëtarja ku vetëm pak ditë më parë, shënoi golin e parë si kuqezi.

Sulmuesi i krahut ka marrë një tjetër shpërblim pas golit me kuqezinjtë, duke u shpallur lojtari më i mirë i muajit në Kroaci.

Hoxha ka luajtur 9 ndeshje këtë sezon duke shënuar 2 gola dhe duke asistuar 2 të tjerë në kampionatin kroat, ndërkohë që ka ka marrë edhe vlerësime maksimale.

Anësori kuqezi, ka një vlerësim me notën 7 në këto 9 javë të para të kampionatit, duke u kthyer ndër lojtarët më të vlerësuar të kampionatit.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related